Politikat e gabuara të cilat janë udhëhequr me dekada në bujqësi nuk mund të ndryshohen për një vit, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse subvencionet e kanë dhënë rezultatin e pritur dhe nëse ata shërbejnë si ndihmë sociale.
Shtoi se vetëm për një vit me ndryshimin e modelit të subvencionimit mund të shihet dallimi.
Shtoi se nevojitet më shumë kohë që të evitohen politikat kriminale dhe të gabuara që janë zhvilluar në agrar dhe se ai është i bindur se politikat dhe masat e tanishme japin rezultate përkatëse.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Ministria punon për gjetjen e tregjeve të reja për plasmanin e prodhimeve kopshtare, Nikollovski u përgjigj se masat për investime në marketingun e ekonomisë bujqësore vendoset përherë të parë.
Plotësoi se janë rritur edhe mjetet për konkurrim të të gjitha asociacioneve dhe shoqatave në tregje, si dhe vizita në panaire dhe manifestime për çfarë janë siguruar një milion euro.
Në pyetjen se opozita e ka akuzuar se paguhen subvencione edhe krahas kësaj që tashmë janë shpallur zgjedhjet presidenciale, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e porositi opozitën t’i lexojë ligjet dhe të tregojë ku shkruan se subvencionet janë të ndaluara në këtë periudhë të pagesës.(koha.mk)