Bujqësia është një nga sektorët që ka një kontribut të rëndësishëm në ekonomitë e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe të Republikës së Malit të Zi dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të dyja vendet të krijojnë së bashku masa për zhvillimin e këtij sektori, këtë sot e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në sesionin e përbashkët ndërqeveritar të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Malit të Zi.
Nikollovski theksoi se në periudhën e fundit ata kanë bashkëpunim intensiv me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe ministrin e Bujqësisë të Republikës së Malit të Zi, Milutin Simoviq, lidhur me shkëmbimin e përvojave mbi modelin e vendit për shfrytëzim efikas të programit IPARD dhe përvojën e Malit të Zi në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian në pjesën e kapitujve të bujqësisë, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
“Për ne është përvojë veçanërisht e mirëpritur e Malit të Zi në lidhje me hapjen e kapitujve 11 dhe 12, për shkak se Mali i Zi tashmë i ka filluar negociatat, dhe mund në nivel ekspertësh të na ndihmojnë. Për ne ka rëndësi çdo përvojën në sferën e skriningut dhe kapitujve që në sferën e bujqësisë janë me të vërtetë të vështira dhe për këtë arsye çdo përvojë do të jetë e vlefshme , tha ministri Nikollovski.
Ndryshe, kjo është seanca e parë ndërqeveritare e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Malit të Zi që u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Zoran Zaev dhe delegacionit qeveritar të Malit të Zi.(koha.mk)