Shkup, 15 tetor – Më 25 tetor do të mbahet kongresi digjital i LSDM-së. Për herë të parë në vendin tonë, ajo do ta bëjë partinë demokratike më të fuqishme, më dinamike dhe më të hapur, porositi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikollovski në fjalimin e sotëm.
“Në këtë kongres digjital do të jepet raport për punën e deritanishme, me kthim në rezultatin zgjedhor, fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe vizioni për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, i dhënë nga qytetarët. Si parti bashkëkohore e cila gjatë gjithë kohës ndërrohet, do të bisedojmë për ndryshimet dhe plotësimet e Statusit të LSDM-së, për një demokratizim ende më të madh të partisë. Për rritje të demokracisë direkte të brendshme partiake, përforcim i pozitës dhe pjesëmarrja e grave, të rinjve dhe procesi i vendosjes”, tha Nikollovski.
Ai theksoi se përgjegjësia etike e të gjithë anëtarëve të LSDM-së, sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare, është përpjekja e tyre e cila, siç potencoi, do ta kanalizojnë në mënyrë adekuate.
“Me propozim ndryshimet për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut LSDM do të realizojë zgjedhje direkte të kryetarit të partisë. Anëtarët personalisht do të votojnë në zgjedhje të brendshme partiake, të drejtpërdrejta, korrekte dhe demokratike. Paralajmëroj edhe ndryshime tjera sipas standardeve ndërkombëtare socialdemokrate, siç i ngjan një partie progresive si LSDM-ja”, theksoi Nikollovski.
Përmes disa shembujve konkret, shtoi ai, LSDM tregoi se di të bëjë ndryshime për të mirë, në interes të qytetarëve, në interes të shtetit, në interes të demokracisë.