Shkup, 23 tetor – Në mbledhjen e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE, momenti më dramatik, sipas burimeve të televizionit NOVA, ka qenë iniciativa për përjashtimin nga anëtarësia në parti të Sasho Mijallkovit. Iniciativën e ka parashtruar nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski, i cili doli me qëndrimin se partia duhet të pastrojë me “materialistët” që të kthehet në idealet e partisë ndërsa me të t’u jepet hapësirë veprimi “idealistëve”, thotë një anëtarë i KQ të VMRO-DPMNE-së i cili kërkoi anonimitet.
Nikollovski, sipas burimit të njëjtë, në fjalimin e tij pas iniciativës, ka dhënë më shumë informacione rreth asaj si Mijallkov ka përfituar financiarisht falë privilegjeve që i ka mundësuar partia. Nikollovski ka theksuar se partia, për interesat e ngushta personale, dhjetëra herë ka votuar për ndryshim të ligjeve që kanë qenë vetëm në shërbim të përmbushjes së interesave fitimprurëse të Mijallkovit.
Në pyetjen e gazetarit rreth qëndrimit të KQ të VMRO-DPMNE-së për rolin e Gruevskit për të gjitha akuzat në llogari të Mijallkovit, burimi theksoi se në lidhje me të do të dalin me qëndrim së shpejti.
Nikollovski në fjalimin e tij gjithashtu ka theksuar se partia ka pësuar dëme shumë të mëdha për shkak të asaj, siç ka theksuar, se Mijallkov dhe jo shërbimet e huaja, kanë kryer përgjimet ku pjesa më e madhe e të përgjuarve janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Nikollovski në fjalimin e tij gjithashtu ka akuzuar Mijallkovin se ai fizikisht ka kërcënuar deputetin Mukovski që të detyrojë që të votojë për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.
Iniciativa e nënkryetarit Nikollovski është pranuar njëzëri. Sa i përket përjashtimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, ai, siç thonë burimet nga KQ i VMRO-DPMNE-së, ka qenë i akuzuar për bashkëpunim joprincipiel me kundërshtarët politik.