Shkup, 18 shtator – Askush nuk guxon të jetë i mbrojtur nga ana e partive politike, askush nuk guxon të jetë mbi ligjin. Është e papranueshme të mos ketë epilog të lëndëve, kjo shkakton demotivim tek qytetarët. Institucionet duhet të jenë me kapacitet dhe t’u përgjigjen të gjitha sfidave, njejtë ndaj të gjithëve. Plani im është gjërat të ndryshojnë në atë drejtim, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, në intervistën e sotme në emisionin “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5.
Ai porositi se zbatimi i ligjeve duhet të vazhdojnë, të korrigjohen dhe mënjanohen të gjitha dobësitë sistematike.
Duke folur për punën e ministrave dhe drejtorëve, si dhe për ulje të të drejtave të diskrecionit të funksionarëve potencoi se do të kërkojë nga të gjithë ministrat dhe drejtorët llogaridhënie të lartë për punën e tyre.
Është i kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve në të cilat LSDM pas 18 viteve korri fitore në cilat do zgjedhje parlamentare, ndërkaq për herë të parë nga pozita e pushtetit.
“Fitoren, besimin dhe përgjegjësinë e morëm nga qytetarët pas sjelljes së vendimeve të mëdha historike, të cilat shumë gjenerata të politikanëve evituan t’i sjellin, por u qëllua kjo garniturë, këta njerëz, të cilët me guxim hynë dhe i sollën vendimet, pa marrë parasysh rejtingun, pozitat, nëse do të vazhdojmë ta participojmë pushtetin apo jo – ato janë vendime për të ardhmen e të gjitha gjeneratave dhe tani duhet t’u kthehemi reformave të brendshme, transformimit të sistemit dhe në këto vite, në këtë mandat të pastër gjithsesi se do të jemi të guximshëm, vendimtarë, sepse qytetarët njëherë e japin besimin dhe konsideroj se nuk duhet ta zhgënjejmë, por ta arsyetojmë”, porositi Nikollovski.
Ai thotë se ofrojnë kuadro të ndershme, përgjegjëse dhe llogaridhënëse dhe paralajmëron se në mënyrë joselektive do të luftojnë kundër korrupsionit.
Qytetarët, shtoi, e tha fjalën e vet në zgjedhje, e tregoi rrugën, kujt ia japin besimin në kuadër të partive politike në parlament dhe prandaj koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së, Koalicioni Mundemi dhe BDI e jep shumicën së bashku me të tjerët dhe bëmë marrëveshje koalicioni në të cilën nuk ka asnjë fjalë, porosi, kërkesë nacionaliste, apo çfarëdo qoftë.
“Unë i udhëhoqa negociatat, në mënyrë parimore biseduam me Artan Grubin mbi 35-36 ditë për bazat e marrëveshjes së koalicionit, se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë joselektive, se qytetarët e presin drejtësinë, se vetëm ajo është baza në të cilën mund të arrijmë marrëveshje”, tha Nikollovski.