Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq, sot në Shkup nënshkruan Marrëveshje konform të cilës për miellin prej 1,2 dhe 5 kilogramë pullat do të ngjiten në Serbi, ndërsa për paketim, ndërsa për paketim prej 25 dhe 50 kilogramë pullat do të ngjiten në Maqedoni. “Ky është fillimi i zgjidhjes afatgjatë të të gjitha problemeve midis të dy qeverive në pjesën e bujqësisë dhe tregtisë”, deklaroi Nikollovski pas takimit të punës në Shkup.
Nikollovski bëri të ditur se Maqedonia dhe Serbia do të formojnë komitet për bashkëpunim më mëtejshëm dhe për tejkalimin e të gjitha çështjeve të hapura. Lajiq shfaqi pritje se për një muaj Serbia dhe Maqedonia në mënyrë sistematike do të zgjedhin këtë problem. “Pa mëdyshje treguam gatishmëri politike për heqjen e të gjitha barrierave doganore”, tha Lajiq dhe shtoi se qëllimi i të dy vendeve është shkëmbimi tregtar nga 760 milionët eurot e deritanishme sivjet do të arrijë një miliardë euro, ndërsa kjo është e mundur nëse eliminohen pengesat. Rregullorja e Maqedonisë për import të miellit, konform të së dakorduarës, do të ndërrohet që sot.