Para rreth dhjetë ditëve me më shumë se 500 vreshtarë, tre orë kanë biseduar për të gjitha problemet. Përshtypja nga ana e tyre ishte se asnjë Qeveri deri tani para kohe nuk ka hapur temën në pjesën e blerjes, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse dhe kur planifikon të takohet përsëri me vreshtarët, pasi ata i përcjellën kalkulimet për çmimin e prodhimit të rrushit.
“Për çdo kulturë bujqësore, këtë vit subvencionet i kemi dërguar me kohë dhe shumë më herët i filluam bisedimet rreth definimit të procesit të blerjes, ashtu që në ditët e ardhshme do të kemi takim me blerësit dhe do të kemi një takim të përbashkët, ku do të definojmë hapat e ardhshme që në kohë të sjellim vendimet dhe të përgatitet blerja për këtë korrje”, tha Nikollovski.
Para fillimit të vjeljes, vreshtarët e rajonit të Tikveshit e llogaritën çmimin prodhues të llojit më të zakonshëm të rrushit “vranec” dhe “smederevka”, duke theksuar se çmimet duhet të jenë nga 15 denarë për “vranec” dhe 13 denarë për “smederevkë”, gjithashtu kanë kërkuar dhe blerjen serioze dhe afat për pagesë. Përveç kësaj, vreshtarët gjithashtu kanë kërkuar që secila verari të depozitojë garancion bankar dhe pagesa të bëhet sa më parë sepse e gjatë ka qenë periudha prej gjashtë muaj. Bujqit para disa ditë filluan vjeljet e llojeve më të hershme të rrushit të tryezës “ranka” dhe “prima”, ndërsa pritet të filloj edhe vjelja e “kardinalit” dhe “karmenit”.