Shkup, 1 nëntor –
Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov sot ka hapur zyrë avokatore, njofton Portalb.mk. Lajmin për NOVATV e ka konfirmuar Todorov, ndërkaq avokati i ardhshëm zyrën do ta ketë në Kapishtec.
Në maj të këtij viti, pasi që ministrat e përbërjes së re qeveritare i kanë marrë funksionet, Todorov i cili u zgjodh deputet, në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se do të tërhiqet nga pozita e deputetit dhe do t’i përkushtohet profesionit primar si avokat.
“Duke e pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen t’i përkushtohem profesionit tim primar si avokat, ndërkaq edhe të mundet që të jap kontribut në aktivitetet partiake, më lejoni që të ju informoj se kam vendosur që të jap dorëheqje nga funksioni deputet në Kuvendin e Republikën së Maqedonisë”, shkruajti Todorov.