Shkup, 17 shtator – Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov sot tha se do të votojë në referendumin e ardhshëm.
Ai në debatin e sotëm me temë “Debatoj për NATO-n” në organizim të Info Qendrës për Integrime Euroatlantike, me mbështetje të MPJ-së dhe ambasadës së Holandës, theksoi se kur partia ka vendosur vetë të sjellin vendim, atëherë ai do të dalë dhe do të votojë.
“Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe dua ta shoh Maqedoninë si pjesë e Aleancës. Në suaza të kësaj është edhe qëndrimi im. Unë e shqyrtova qëndrimin e partisë lidhur me referendumin dhe kam të drejtë të vendos si dua. Nuk dal nga qëndrimi i partisë, përkundrazi vlerësoj se qëndrimi im është në suaza të qëndrimit të partisë. Në këtë referendum unë do të dalë dhe do të votojë ‘pro’ BE-së dhe NATO-s ndërsa ‘kundër’ marrëveshjes. Dikush do të thotë se nuk ka pyetje të tillë, unë do të them ka. Gjithçka e kam të qartë, të qartë e kam edhe kontekstin, të qartë e kam se duhet të jemi anëtare të NATO-s, pastaj edhe e BE-së. Të qartë e kam edhe kontekstin rajonal”, tha Todorv.
Të qarta janë të gjitha sfidat, theksoi ai, të cilat munden të qëndrojnë mbi Maqedoninë dhe në çfarë situate mund të jetë.
“Të gjitha aspektet janë shumë të qarta, por kjo është racionale, ndërsa aspekti emocional nuk më lejon të qarkoj ‘pro’. Sipas meje VMRO-DPMNE nuk duhet të bojkotojë sepse nuk mund të jetë grup i zëshëm i vogël i izoluar i qytetarëve të cilët janë të kontaminuar. VMRO-DPMNE duhet të jetë shumicë e fuqishme dhe për këtë nuk duhet të lejojë të bojkotojë. VMRO-DPMNE është parti kushtetutë-krijuese dhe shtet-krijuese dhe nuk duhet të lejojë të ndjekë disa grupe të cilat komplotojnë bojkot. Diçka tjetër do të ishte nëse VMRO-DPMNE para dy -tre muajve të dilte dhe thoshte ne bojkotojmë. Në situatë të tillë kur kjo hapësirë është ndërmarrë dhe udhëhiqet prej disa strukturave të margjinalizuara politike VMRO-DPMNE të jetë parti e cila do të ndjekë struktura të tilla. VMRO-DPMNE duhet të udhëheqë”, thotë Todorov.
Ai shtoi se do të ishte jokonsistente nëse nuk del në referendum sepse siç thekson, “do më gjeni 20 deklarata dhe fjalime ku them se ky vendim duhet të kalojë në referendum”.