Paris, 8 janar – Për herë të parë në Francë një ish-president do të dalë para gjykatës për korrupsion, në vepër kundër Nikolla Sarkozit për aferën e zbuluar me përgjim telefonik.
Procesi gjyqësor për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare do të mbahet nga 5 deri më 22 tetor, kumtoi gjykata në Paris.
Sarkozi ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Është i dyshuar se në fillim të vitit 2014 ka tentuar të marrë me ndërmjetësim të avokatit të tij Tieri Erzog një informacion sekret nga ish-gjykatësi Zhilber Aziber në këmbim për ndihmë për të marrë funksion në Monako.
Në qershor gjykata i refuzoi ankesat e Sarkozit, Erzogit dhe Aziberit. Në muajt e ardhshëm, Sarkozi do të gjykohet edhe për financim të paligjshëm të fushatave parazgjedhore në vitin 2012. Datat për atë vepër ende nuk janë shpallur.(koha.mk)