Nikolla Mitrovski- Kolo, një nga të akuzuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvend, sonte vet është paraqitur në burg, raporton Fokus, përcjell aktuale.mk.
Ai disa muaj ishte në arrati dhe i pakapshëm për autoritetet e prokurorisë, prandaj në mungesë iu shqiptua masa paraburgim. Ministria e Brendshme e kërkonte me urdhër-arrest, së bashku me tre persona të tjerë të akuzuar për ngjarjet e vitit të kaluar në “Kuvend”.
Ai akuzohet për kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese sipas nenit 313 të Kodit Penal.
Emri i tij në media u përmend si një nga personat që lejoi të iknin Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.