Ka publikuar deri më tani shumë videoprojekte dhe ka zënë tashmë vend të rëndësishëm në skenën shqiptare. Nikka rikthehet këto ditë me një tjetër videoprojekt, detajet e të cilit i zbulon edhe në intervistën për InfraRed të gazetës KOHA. Ndonëse e re ajo vazhdon të punojë fuqishëm për të sjellë para publikut gjëra të bukura
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Nikka me një klip të ri? bëhet fjalë për një klip të gëzueshëm apo të trishtuar?
Po këtë javë do lancohet projekti më i ri ku përzgjedhja e temës së këngës është për dashurinë, me një klip të trishtuar sipas temës së këngës.
KOHA: Me çfarë imazhi prezantoheni në këtë videoklip?
Hmm, një femër e zhgënjyer nga dashuria dhe që nuk e pranon rikthimin e asaj dashurie, qëndron e fortë pa dashuri (roli, imazhi që kam interpretuar në klip).
KOHA: Klipi i paraprinë albumit që ju përgatiteni të hidhni ne treg në muajt në vazhdim?
Nuk është kjo njëra ndër planet e mia për album ende…
KOHA: Besoni tek festivalet që organizohen dhe çmimet që jepen në to?
Të tregohem e sinqertë jo edhe aq shumë.
KOHA: Mendoj se këngët tuaja kanë tekste të bukura. Është i rëndësishëm për ju teksti?
Botëkuptimi dhe thelbi i këngës është teksti, patjetër që është i rëndësishëm.
KOHA: Është e nevojshme që një këngëtarë të provokojë në skenë, apo s’mund të kuptohet një këngëtarë i pëlqyeshme sot pa provokimet skenike?
Nuk është e nevojshme gjithsesi që një këngëtare të provokojë në skenë, publiku shohin më thellë, mjafton këngëtarja të shpalos te publiku mirësinë e brendshme të personalitetit dhe karakterit, ata kanë dëshirë të shohin publikun dhe patjetër arrtin të cilin e krijon.
KOHA: Si e organizon Nikka një ditë, një javë, një muaj, një vit, përveç këngës a keni angazhime të tjera?
Jam më shumë një person spontan, nuk i dua edhe aq shumë gjërat e planifikuara dhe mund të them që tani jam totalisht e përkushtuar vetëm te muzika që krijoj për publikun tim.
KOHA: Imazhi juaj skenik adhurohet nga publiku, ju pëlqen kjo gjë?
E si mund të them jo, patjetër që po sepse shoh rezultatet e mira të punës dhe për mua shumë vlerë ka publiku, sepse muzikën e bëj për ta.
KOHA: E shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë e lumtur?
Muzika dhe karriera është vet lumturia e jetës sime falë Zotit!
KOHA: Apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndiesh e vetmuar?
Për të arritur ndonjë gjë të madhe kërkon sakrificë por që vetminë nuk e ndiej asnjëherë sepse së pari në shoqërim e kam gjithmonë muzikën dhe prej muzikës kam fansat e mi dhe publikun që e ndjejnë praninë e tyre tërë kohën me komente dhe mesazhe, jam shumë falënderuese.
KOHA: Ju ka lindur ndonjëherë dëshira t’i ikni realitetit?
Ka pasur raste.
KOHA: Besoni tek dashuria me fund te lumtur?
Patjetër qe po!
KOHA: Po tek fundi i një dashurie pasionante?
(Qesh), këtu nuk ia kam idenë fare ende…
KOHA: Tek kalimi i një dashurie në miqësi?
Ndoshta po! Paqja është mbi të gjitha në këtë jetë.
KOHA: A keni ndonjë ide të qartë për martesën?
Ka kohe të mendoj idetë e martesës nuk jam as afër në këtë ide.
KOHA: Jeni tipi i femrës që shikoni vetëm përpara apo ktheni shpesh kokën mbrapa?
Ndonjëherë është mirë të kthesh kokën prapa për të parë se sa kanë ndryshuar gjërat ose sa ke arritur si person…