Ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss World’ duke dalë kështu në mesin e femrave më të bukura në botë në bazë të kërkimeve dhe votimeve online në internet. Vajza nga Lesha që jeton në Londër, Nikita Preka vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës Koha duke treguar eksperiencën e saj si modele derisa tregon se për momentin punon në Dubai.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cili është sekreti i formave të bukura fizike që keni?
Palestër dhe ushqim i shëndetshëm.
KOHA: Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si modele?
Arma ime e fortë që kam mendoj se është konfidenca dhe pozitiviteti çdo fitore apo humbje e marr si eksperiencë dhe sfidë për suksese që vijnë me punë.
KOHA: Fillimet tuaja në karrierë, sa të vështira kanë qenë?
Si çdo karrierë tjetër ka vështirësitë e veta, por gjithmonë duhet të zgjedhni atë që ju pëlqen dhe mos tërhiqeni nga vështirësitë e rrugës.
KOHA: Në këto momente po shijon famën apo suksesin?
Për mua është e rëndësishme të jem e lumtur dhe jam e lumtur se kjo eksperiencë më ka mësuar shumë gjëra dhe poashtu prezantova shtetin tim.
KOHA: Si vishesh në jetën e përditshme?
Casual, sport.
KOHA: Cilat janë impenjimet momentale të Nikitës?
Impenjimet e mia janë puna, punoj në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai, po ashtu në projektin që ka të bëj me fëmijët dhe adoleshentët në nevojë në edukimin e tyre.
KOHA: Thashethemet, të prekin kur dëgjon të thuhen për ty?
Nuk më prekin thashethemet ngaqë gjithmonë do jetë dikush që flet mirë apo keq për ty.
KOHA: Çfarë e bën një modele të suksesshme sipas teje?
Modelet përveç kërkesave standard të fizikut duhet të kenë vetëvlerësimin dhe kontrollin emocional.
KOHA: Jeni për martese, apo bashkëjetesë?
Unë jam për të dyja, ne duhet të bëjmë atë që mendojmë se është e duhura për ne.
KOHA: Kush është idhulli juaj në fushën e modës?
Më pëlqejnë shumë modele por nga më të preferuarat janë motrat Hadid.
KOHA: Jeta private, si po shkon?
Mirë shkon, lumturinë e gjejë te vetvetja pastaj të tjerat janë plus.
KOHA: Kush jeni ju me pak fjalë?
Jam një vajzë si gjithë të tjerat që mundohem të jetoj jetën me modesti dhe të jap maksimumin e kontributit tim si femër në shoqëri.
KOHA: A mendon se e ke arritur kulmin e suksesit?
Suksesi asnjëherë nuk ka fund se është gjithmonë dikush që është më i suksesshëm ose më pak i suksesshëm se ti, por të qenurit e lumtur është suksesi që nuk ka çmim, dhe unë jam e lumtur.
PASAPORTA:
Ditëlindja: 05.08.1992
Horoskopi: Luani
Gjatësia: 178cm
Pesha: 58kg
Ngjyra e flokëve: Bionde
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e preferuar: E bardha
Shkollimi: Bachelor dhe master në financë
Hobi: Sporti dhe udhëtimi
Sporti: Palester dhe golf
Muzika: Pop
Këngëtari/ja: Adele
Filmi: Pretty Women
Aktori/ja: Angelina Jolie
Politikani: Barack Obama
Missi i preferuar: Stephani – Miss World 2016
Personi më i dashur: Mami
Mashkulli ideale: S’kam ideal
Vesi/Zakoni: Të rri shumë në rrjetet sociale
Personaliteti: Pozitive dhe ambicioze
Dëshira: Të ndihmoj botën që të orientohet drejtë së mirës e humanizmit.