Kompania e veshjeve sportive Nike, është tallur në internet për fotot e një linje të re atletesh që paraqesin shkronja greke për të shqiptuar emrin e markës. Sipas faqes web kushtuar atleteve “Sneaker News”, atletet në fjalë do të dalin në treg shumë shpejt. Dizajni i tyre i thur homazhe Perëndeshës së Fitores, Nike, në mitologjinë greke. Atletet në fjalë janë një palë e modifikuar e linjës së bardhë të “Air Force 1” të Nike-ut. Këpucët kanë lëkurë me teksturë dhe janë të zgjeruara me rrjetë në pjesën e përparme që të përfaqësojnë krahët. Brenda këpucës, përkufizimi Grek i lashtë i Perëndeshës Nike është shtypur në shtrojë.
Në thembra të këpucës së majtë, fjala Nike është qëndisur me shkronja greke duke përdorur fije argjendi. Ndërkohë, në këpucën e djathtë, një degë palme është qëndisur për të përfaqësuar fitoren. Në një status rreth atleteve në Twitter, e cila u bë virale, një ndjekëse theksoi se shkronjat, që synonin të shqiptonin fjalën “Nike”, në të vërtetë shkruanin “piks” kur lexoheshin në gjuhën greke. Ajo shkroi: “Oh nuk mund të përmbahem. Këto më acarojnë shumë. E di që nuk ka rëndësi, vetëm një idiot do të vishte këpucë që shkruajnë “piks” me shkronja greke dhe mendojnë se shkruajnë Nike dhe nuk më intereson se çfarë këpucë veshin idiotët, por ZOTI e di sa shumë jam acaruar. JANË 11 MILIONË GREK. PYET NJË PREJ TYRE”.