Managva, 24 dhjetor – Gazetarja Lucija Pineda nga Televizioni “Sien por siento notisias”, e cila është kritike ndaj pushtetit, është arrestuar dhe akuzuar për terrorizëm, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kostarikës. Gazetarja ka shtetësi të dyfishtë të Kostarikës.
Lucija Pineda, redaktore në televizionin “Sien por siento notisias”, është arrestuar të premten, ndërsa dje është ngritur akuzë për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes. Fillimi i procesit kundër saj është ngritur më 25 janar.
Të premten është arrestuar edhe gazetari, pronar i televizionit të suspenduar, Migel Morati, i akuzuar për terrorizëm dhe komplot.
Televizioni ka informuar në mënyrë shumë kritike për protestat antiqeveritare që filluan në prill. Masat e Qeverisë sollën deri te vdekja e më së paku 320 mijë njerëzve, sipas organizatave humanitare.
Presidenti i Nikaraguës, Daniell Ortega i cili është i izoluar në skenën ndërkombëtare, e rrit presionin ndaj opozitës së brendshme, përfshirë edhe luftëtarët për të drejtat e njeriut, mediat e pavarura dhe organizatat qytetare. Edhe krahas protestave nëpër vend me kërkesë për dorëheqjen e tij, Ortega ka refuzuar të braktis funksionin dhe të caktojë zgjedhje.