Nigeria në zi, humbin jetën….

Lagos, 9 tetor – Së paku 38 persona e humbën jetën kur një anije u fundos në Nigerinë qendroro-lindore, lajmëruan burime qeveritare, transmeton DPA.

Presindeti Muhamadu Buhari, mbrëmë vonë njoftoi se incidenti është “tragjedi shkatërruese”.

Vetëm dy nga 40 udhëtarët patën sukses ta mbijetojnë këtë tragjedi, e cila të hënën ndodhi në lumin Kirfi, në shtetin Bauçi, deklaroi përfaqësuesi lokal Bapah Abdu Badara.

“Një grup njerëzish tentuan ta kalojnë lumin me anije të vjetër edhe përkundër asaj se ajo pas të reshurave të mëdha u përmbyt”, deklaroi Badar, transmetoi DPA.