Shteti afrikan i Nigerit është klasifikuar si vendi më i keq në botë për të qenë nënë, të paktën sipas “Save the Children”. Organizata ka përpiluar renditjen vjetore që krahason kushtet e jetës për nënat në 165 vende dhe nga ky klasifikim i pari është renditur Nigeri. Renditja merr në konsideratë një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu shëndetësinë, arsimin, statusin ekonomik dhe ushqyerjen. Në shtetin afrikan një fëmijë në tre është i kequshqyer dhe një në shtatë fëmijë vdes para moshës 5 vjeç. Në fakt, Nigeri po përjeton një krizë ushqimore aq të rëndë saqë ka zënë vendin e Afganistanit, që ishte në fund të renditjes së organizatës “Save the Children”. Pas dy vjetësh, në vendin e fundit, Afganistani ka fituar pozicion të ri falë një investimi më të madh në fushën e shëndetësisë. Sipas organizatës, kriza ushqimore është zhvendosur në zonën e Sahelit dhe po kërcënon seriozisht jetën e një milion të rinjve. Për nënat vendet më të mira për të jetuar janë: Norvegjia, Islanda, Suedia, Zelanda e Re, Danimarka dhe Italia. “Nëse një nënë është e varfër, e mbingarkuar me punë, e paarsimuar dhe me shëndet të dobët, nuk mund të jetë në gjendje të ushqejë fëmijën me gji ashtu siç duhet”, shkruhet në raportin e organizatës. “Kemi nevojë urgjente për një bashkëpunim global që kequshqyerja të përkthehet në projekte ushqyese për të siguruar shëndetin dhe mbijetesën e nënave dhe fëmijëve”, thotë Brendan Cox e “Save the Children”. Në Norvegji, një grua shkollohet 18 vjet, ndërsa në Niger vetëm 4 vjet. Po ashtu në Niger, në nivel politik vetëm 14% e vendeve në Parlament janë zënë nga femrat, në krahasim me 40% të vendeve të kuvendit norvegjez. Vetëm 5% e femrave në Niger përdor metodat moderne kontraceptive, ndërkohë që në Norvegji i përdorin 4 në 5 femra. Edhe eksperienca e lindjeve shënon distanca të largëta me vendet e zhvilluara: 100% e lindjeve në shtetin skandinav bëhen me ndihmën e stafit të kualifikuar mjekësor. Në Niger mjekët e kualifikuar janë të pranishëm vetëm 1 në 3 raste lindjeje, ku 1 në 16 nëna vdes për shkaqe që lidhen me shtatzëninë ose lindjen (në Norvegji rreziku i vdekshmërisë amësore është 1 në 7600 raste). Te vendet e zhvilluara futen Portugalia (që sipas organizatës është renditur në vendin e 15), më pas vjen Spanja (16) dhe Greqia (në vendin e 20). Renditjes së organizatës “Save the Children” i është bashkangjitur edhe Afganistani (28% vend i keq), Angola (38%) dhe Mozambiku (39%). Paga mesatare e femrave nuk shkon më shumë se 49% krahasuar me të njëjtën punë që bëjnë meshkujt. Mes vendeve të zhvilluara, figurë të keqe bëjnë vetëm Austria (40%), Japonia dhe Malta (45%), ndërkohë që 2 në 3 vende regjistrojnë një përqindje më të lartë se 60%. Vetëm 51% e femrave europiane përdor metodat kontraceptive moderne, një përqindje më e ulët në krahasim me vendet si Botsvana (42%), Zimbabve (58%), Egjipti (58%) dhe Tunizia (52%). Siç u përmend edhe më lart, sipas organizatës “Save the Children”, Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të qenë mama, ndërsa Nigeria më i keqi, duke i rrëmbyer vendin Afganistanit.