Numri i të vdekurve nga një sulm javën e kaluar nga personat e armatosur në Nigerinë veriperëndimore është dyfishuar në më shumë se 130, tha guvernatori i shtetit, Nasir el-Rufai të martën.
Sulmi duket se ka qenë një plan i qëllimshëm për të “fshirë disa komunitete”, tha guvernatori, njofton Klan Kosova.
“Forcat e sigurisë kanë qenë duke kërkuar për të mbijetuarit dhe trupat, shumica prej të cilëve janë djegur”, tha ai.
“Ne u takuam me të mbijetuarit, të cilët na thanë se qindra njerëz të armatosur me armë kishin shkuar në fshatra duke vrarë njerëz”.
“Kjo pjesë e Nigerisë është e prirur për sulme të tilla. Është vendi ku kryesisht veriu mysliman takon jugun kryesisht të krishterë”.
Ata që u vranë në sulmin e së premtes së kaluar ishin kryesisht nga grupi etnik Fulani, shumica prej të cilëve janë myslimanë. Ata janë përfshirë në përleshjet e viteve të fundit me njerëz nga grupi etnik Adara, të cilët janë kryesisht të krishterë.
El-Rufai u tha gazetarëve se policia ishte ende duke hetuar motivin e sulmit të armatosur në këtë zonë si dhe që ishin arrestuar disa persona, pa e thënë numrin e tyre.