Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) bën të ditur se Nigeria ka numrin më të lartë të vajzave të mitura të detyruara në martesa të hershme me të paktën 49 për qind të martesave të vajzave para moshës 18-vjeçare. Në raportin e shpalosur të martën UNICEF-i theksoi se problem i lidhjes së martesës tek minorenët paraqet rrezik të madh për shëndetin tyre, veçmas gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Të dhënat më të reja të OKB-së vijnë pasi Nigeria ka ngritur detyrim kombëtar për dhënien fund të martesave të fëmijëve deri në vitin 2030.