Bruksel, 29 nëntor – Eurodeputeti hungarez nga Grupi socialdemokrat, Piter Nidermiler, për MIA-n sqaron se cilat hapat i ndërmarrin eurodeputetët për ta detyruar Komisionin Evropian të reagojë në rastin me Gruevskin.
Në javët në vijim, me siguri para festave të Krishtlindjeve, eurodeputetët do të kërkojnë që tema të vendoset në rend dite të LIBE komisionit, gjegjësisht komisionit parlamentar i cili merret me të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Së pari do të japim kërkesë ndërpartiake për diskutimin me LIBE komisionin sepse duhet së pari të diskutohet në nivel të komisionit dhe më pas komisioni mund të japë propozim deri tek konfederata e kryetarëve që ta vendos në rend dite të seancës plenare. Shpresoj se do të kemi deputetë të mjaftueshëm të cilët do ta mbështesin propozimin”, thotë eurodeputeti për MIA-n.
Nëse pranohet, tema atëherë do të hapet si debat në seancë plenare të Parlamentit Evropian, më herët në muajin janar. Për këtë është e nevojshme mbështetje e mjaftueshme nga grupet kryesore politike në PE. Eurodeputeti është i sigurt se do të marrin një mbështetje të tillë nga shumë kolegë në EPP, si tek Liberaldemokratët, Të Gjelbrit dhe kuptohet Socialdemokratët.
“Do të jetë debat për qeverisjen e të drejtës, roli i Hungarisë në tërë procesin dhe si të përballemi me këtë situatë, njeri i cili është i dënuar në vendin e tij në mënyrë demokratike për korrupsion dhe më pas vendi anëtar i BE-së e mbështet politikisht, këtë nuk mund ta pranojmë, kjo është çështje evropiane”, thotë Nidermiler.
Megjithatë, për tani shanset që kjo të shndërrohet në rezolutë të Parlamentit Evropian nuk janë të sigurta, sepse për këtë është e nevojshme “më shumë se mbështetje e mjaftueshme, por mbështetje e gjerë” sqaron për MIA-n eurodeputeti.
Përmes rezolutës, presioni ndaj institucioneve tjera evropiane dhe ndaj vendeve anëtare do të ishte më i madh.
Por, shton ai “pas debatit në LIBE komisionin, Komisioni Evropian do të detyrohet të paktën të dërgojë letër ose mendim, tërë puna është larg nga përfundimi”.
Për mospërputhjen e reagimeve të institucioneve tjera evropiane, Piter Nidermiler sqaron se “zoti Han ka dërguar letër deri tek qeveria me kërkesë për sqarim, ashtu që jam i sigurt se do të ketë edhe mënyra tjera që të flitet me qeverinë hungareze”.
Eurodeputeti nuk pret që Hungaria ta ndryshojë qëndrimin lidhur me fillimin e negociatave me Maqedoninë edhe krahas asaj që i lejoi azil Nikolla Gruevskit duke e cituar mungesën e pavarësisë së gjyqësisë së Maqedonisë.
Për Nidermiler është e “pa paramendueshme” që Hungaria ta bllokojë procesin e zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor