Nicole Kidman, aktorja australiane, ka lindur në Honolulu më 20 qershor 1967. Jeta e saj personale duket si një përrallë: në fillim martesa me aktorin e njohur Tom Cruise dhe 11 vjet dashuri e kinema së bashku. Por më pas vjen divorci dhe martesa me një tjetër yll, këngëtarin Keith Urban. Aktorja duket të jetë më e lumtur se kurrë me martesën e saj me superstarin Urban. Së bashku ata kanë dy fëmijë biologjikë 6 dhe 8 vjeçe, dhe dy të adoptuar me aktorin Cruise, 23 dhe 21 vjeç. Nicole ka qenë një balerinë dhe një modele që e vogël deri në debutimin e saj të parë 16 vjeçe duke vazhduar më pas me një karrierë të shkëlqyer kinematografike.