Legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol ka akuzuar Jurgen Kloppin për mosaktivizimin e Xherdan Shaqirit në ndeshjet e fundit. Liverpooli zhgënjeu fundjavën që shkoi duke barazuar pa gola me Evertonin dhe kështu humbi edhe pozitën e parë të cilën po e mbante me muaj, shkruan Periskopi, transmeton gazeta KOHA. Jurgen Klopp nuk po e aktivizon Xherdan Shaqirin në ndeshjet e fundit dhe tani është Steve Nicol, ai i cili po kërkon llogari nga trajneri gjerman se pse nuk po e aktivizon yllin shqiptar.
“Unë me të vërtetë do të doja ta dija se çfarë ka bërë keq Shaqiri deri më tani,” ka thënë Nicol. “Unë nuk mund të besoj se Divock Origi startoi para tij ndaj Evertonit. Nuk mund ta besoj këtë, pasi e largoi atë nga loja, ai [Klopp] futi në lojë Lallanan para Shaqirit. Kështu që, unë me të vertët dua ta di se çfarë ka bërë ai[Shaqiri] keq deri tani. Unë mendoj se Shaqiri duhej të inkuadrohej në lojë kundër Unitedit para Sturridges. Kështu, unë nuk kam ide se çfarë ka bërë Shaqiri, sepse sa herë që ai ka qenë në fushë te Liverpool e ka bërë diferencën. Ka shënuar, ka asistuar si dhe i ka dhënë energji skuadrës. Kjo gjë po i mungon Liverpoolit në ndeshjet e fundit”, deklaroi Nicol.
Steve Nicol ka zhvilluar 343 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola me Liverpoolin dhe ka qenë pjesë e skuadrës së madhe angleze për 14 vite.