Shkup, 14 shkurt – Keqardhje dhe ngushëllime për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë ku humbën jetën 14 persona shprehu edhe presidenti Gjorge Ivanov.
“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë e mora lajmin për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, që ndodhi pasdite. Në këto momente pikëllimi më lejoni që të shpreh ngushëllime të thella familjeve të udhtarëve të cilët e humbën jetën. Mendimet e mia janë me ata. Personave të lënduar u oroj shërim sa më të shpejtë”, citohet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Ivanov. (koha.mk)