Shkup, 22 mars – Mot të ngrohtë për këtë periudhë të vitit me temperaturë mbi 20 gradë do ketë deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë ulje. Meteorologët paralajmërojnë për nesër vranësira të përkohshme me paraqitje të reshjeve të shkurta të shiut në orët e pasdites. Nesër temperatura e ditës do të arrijë deri 27 gradë, ndërsa të premten deri 26 gradë. Gjatë fundjavës të shtunën deri 23 gradë dhe të dielën deri 21 gradë. Ndryshim më i konsiderueshëm i motit pritet nga fillimi i javës së ardhshme kur temperaturat do të ulen për 10 gradë. Nga veriperëndimi do të vjen valë relativisht e lagësht, ndërsa nga veriu do të ulet ajër më i ftohtë dhe do të shkaktojë ulje të përnjëhershme të temperaturave dhe ndryshim të gjendjes së motit. Do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të shiut, ndërsa në disa vende më të larta dhe në male priten edhe reshje të borës. Të hënën temperatura do të lëvizë prej 7 e deri 11 gradë, ndërsa të martën prej 9 deri 13 gradë.