Ngrohje më e lirë për shkupjanët nga 1 gushti

Shkup, 31 korrik – Shpenzimi total për energjinë e ngrohjes për konsumatorët e KRRE ulet për gjashtë për qind, për konsumatorët e ELEM Energjetikë në Komunën e Gazi Babës për 13,5 për qind, ndërsa në Shkup Veri për 12 për qind, kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore, Marko Bislimovski.

Kjo domethënë se një faturë prej 2000 denarëve për ngrohje në BEG në sistemin e të cilit ka më shumë konsumatorë të kyçur, do të ulet për 150 denarë.

Vendimet për përcaktimin e çmimeve për energji të ngrohjes të tri kompanive të cilat punojnë në territorin e Qytetit të Shkupit janë sjellë në seancën e sotme të rregullatorit. Bislimovski në lidhje me vendimin për BEG sqaroi se për shkak të çimit të rritur të gazit natyror prej 20,4 për qind në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018, shpenzimet totale për blerjen e energjensit të BEG-prodhimtari janë rritur për 24 për qind ose në para 2,6 milionë euro.

Te konsumatorët e kyçur në Energjetikë në Komunën e Gazi Babës, e ato janë lagjja Zhelezarë dhe një pjesë e Maxharit, shpenzimi total për energjinë e ngrohjes ulet për13,5 për qind. Gjatë kësaj, kompensimi fiks për këto konsumatorë është ulur për 30 për qind me çka, thotë, jepet sinjal që të ketë edhe më shumë konsumatorë të kyçur në sistemin për energji të ngrohjes në këtë pjesë të Shkupit.  Për Shkup Veri, ku në rrjet janë kyçur rreth 460 konsumatorë, çmimi i ngrohjes është ulur për 12 për qind. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të konsumatorëve, nga Komisioni Rregullator propozojnë që këto konsumatorë të kyçen në sistemin e ELEM Energjetikë ose në sistemin e BEG, sepse furnizuesi aktual përballet me  problem për mbulimin e shpenzimeve për furnizimin me gaz natyror.

Sipas analizave të faturave, ai shtoi se nuk ka ngrohje më të lirë nga energjia për ngrohje dhe apelon që sa më shumë konsumatorë të kyçen në sistemin qendror të ngrohjes, me çka, thekson, do të ulen shpenzimet fikse të çmimit të energjisë për ngrohje. Pas vëzhgimeve se shumë ndërtesa të reja nuk kyçen në sistemin qendror të ngrohjes, por vendosin kazanë të cilët përdorin energji elektrike që është më i shtrenjtë dhe më joefikas, Bislimovski paralajmëroi se në lidhje me këtë KRRE në periudhën e ardhshme do të propozojë në ligjin për ri për ndërtim i cili është në fazën e sjelljes, saktë të dihet se në cilat pjesë të Shkupit si do të ngrohen qytetarët.

“Është e papranueshme që ndërtesta të cilat janë 200-300 metra afër ngrohtoreve të ngrohen me energji elektrike”, tha Bislimovski.

Në pyetjen e gazetarëve se vallë vendimi qeveritarë i Qytetit të Shkupit që t’i jepet përdorim i përhershëm i rrjetit të ujit të ngrohtë, me të cilin do të udhëheqë ndërmarrja e porsaformuar për shpërndarje të energjisë për ngrohje dhe gazit “Sistemet e Energjisë së Qytetit “(SEQ) do t’i rrisë çmimet e ngrohjes, Bislimovski tha se nuk pret që të ketë shtrenjtim të energjisë për ngrohje pa marrë parasysh atë se kush e kryen veprimtarinë. Deri në këtë moment në KRRE, tha se nuk ka arritur kurrfarë kërkese nga SEQ  për dhënien e licencës.

“KRRE-ja jep licenca për kryerjen e aktivitetit energjetik të kompanive të cilat kanë mjete bazë për ta kryer këtë aktivitet. Mjetet bazë mund të jenë në pronësi të tyre ose të merren me qira. Përderisa Ndërmarrja e sapoformuar e qytetit dorëzon kërkesë deri tek KRRE-ja në të cilën ne do të shohim se ka të drejtë të shfrytëzimit të rrjetit të shpërndarjes të Qytetit të Shkupit ne do të fillojmë procedurë për dhënien e licencës dhe me këtë rast do të bëjmë llogari që të realizohen të gjitha kushtet dhe parakushtet për këtë, sepse neve si KRRE vetëm na intereson siguria në furnizimin me energji të ngrohjes me çmime të arsyeshme”, ka thënë Bislimovski.

Çështja për atë nëse do të paguhen penale ndaj BEG e cila e ka marrë me qira rrjetin e shpërndarjes në 30 vjet, ai thotë se kjo duhet të kontrollohet në Qeveri dhe në Qytetin e Shkupit që është paraparë me marrëveshjen e cila është arritur.

Numri i përgjithshëm i konsumatorëve të kyçur në sistemin qendror për ngrohje në Shkup është rreth 53.000. (koha.mk)