Shkup, 25 tetor – Madje 62 për qind e numri të përgjithshëm të amvisërive të Maqedonisë përdorin drunj si burim primar të energjisë, 29 për qind ngrohen me energji elektrike, ndërsa vetëm tetë për qind janë të lidhur me ngrohjen qendrore termike, tregojnë të dhënat nga publikimi “Konsumi i karburanteve në amvisëritë”. Ekspertët shprehen se ngrohja me drunj për djegie ende është më fitimprurëse në aspektin ekonomik, ndërsa me energji elektrike është më e pranueshme në aspektin ekologjik.
Sipas tyre, sezoni i ngrohjes zgjatë gjashtë muaj, prej të cilëve në tre është e domosdoshme ngrohja më intensive, derisa në të tjerët zakonisht barazohet me ngrohje të pjesshme të hapësirave.
Bëjnë të ditur se ngrohja më e lirë e arritshme është me dru për djegie, e nëse do të zhvillohej sa duhet sistemi i gazsjellësit në vend dhe me këtë do të ishte rritur konsumi me gaz natyror, përparësi do të kishte ngrohja me gaz. Në këtë moment gazi është i arritshëm vetëm për amvisëritë në Kumanovë dhe Strumicë, ndërsa në pjesët tjera të vendit ende nuk ka rrjetë përkatëse gazsjellëse.
Ekspertët shprehen se një amvisëri mesatare e Maqedonisë brenda vitit shpenzon deri 10 metra kub dru për djegie ose në të shumtën e rasteve rreth gjashtë metra kub. Nëse pjesëtohet masa e përgjithshme e drunjve që priten në nivel vjetor me numrin e metrave kub të domosdoshme për ngrohje fitohet se më shumë se 130.000 amvisëri ngrohen me dru për djegie.
Çmimi në NP “Pyjet kombëtare”, në përputhje me thirrjen e tyre nuk guxon të jetë më e lartë se 2.900 për dru ahu dhe 3.000 denarë për dru lisi. Vendimi i Qeverisë, është çmimi të jetë 2.270 denarë me TVSH për metër kub dru ahu dhe 2.470 denarë për dru lisi, ndërsa në mënyrë plotësuese paguhet për ngarkesën dhe transportin. Me të gjitha të dhënat arrin 2.670 për dru ahu dhe 2.870 për dru lisi për ngrohje. Nga ana tjetër, çmimi mesatar i shitjes në pakicë për një metër kub të drurit të ahut për djegie në depo private lëvizë prej 3.300 deri 3.800 denarë, ndërsa te druri i lisit është më i shtrenjtë për 200 deri 300 denarë për një metër kub. Kjo tregon se për ngrohje me dru për djegie mesatarisht amvisëritë e Maqedonisë veçon nga 18 deri 22 mijë denarë në vit.
Njohësit shprehen se në vend në të shumtën e rasteve ngrohet një dhomë. Nëse, nga ana tjetër, ngrohen më shumë hapësira ose amvisëri ka ngrohje personale me dru, konsumi i drurit për djegie shkon edhe deri në 20 e më shumë metra katrorë në nivel vjetor për çka janë të domosdoshme edhe më shumë se 60.000 denarë në vit.
Është vështirë të vlerësohet se sa amvisëri ngrohen me rrymë
Është veçanërisht e vështirë të vlerësohet se sa amvisëri ngrohen me energji elektrike, meqë askush nuk ka obligim të paralajmëroj se me çfarë do të ngrohet. Përllogaritjet tregojnë se për ngrohje me energji elektrike një amvisëri mesatare e Maqedonisë duhet të ndajë edhe deri 30.000 denarë në një vit normal të ftohtë, e nëse temperaturat janë më të ulëta shuma rritet dukshëm.
Nëse merret parasysh se çmimi i energjisë elektrike për matësit njëtarifor arrin 4,77 denarë për një kilovat orë të shpenzuar dhe nëse dihet se për ngrohje të një hapësire prej njëzet metrave katrorë mesatarisht shpenzohen nga rreth 2 kilovat orë energji elektrike në orë, lehtë mund të arrihet deri te e dhëna se për një ditë për ngrohje do të shpenzohen rreth 25 kilovat orë ose rreth 120 denarë. Kur këtyre do t’u shtohen edhe 18 për qind për TVSH fitohet se për një ditë do të shpenzohen nga 140 denarë për ngrohje ose 4.200 denarë në muaj, gjegjësisht rreth 25.200 në vit.
Çmimi do të ishte thuajse dyfish më i vogël nëse ngrohet me inverter (aparat klimatizues që punon në temperatura më të ulëta dhe shpenzon më pak energji elektrike sesa klimat e zakonshme), por llojin e këtillë të ngrohjes, ekspertët nuk e rekomandojnë si kryesore, por vetëm si ndihmëse, meqë në raste të temperaturave ekstreme të ulëta nën – 15 gradë celsiusë inverteri në të shumtën e rasteve nuk mund të punojë ose nuk mund të ngrohë sa duhet. Shteti sivjet subvencionon furnizim të klimave inverter deri në vlerën prej 62.000 denarëve. Mjetet për subvencione në shumë prej 10 milionë eurove janë siguruar përmes SHA EEM dhe me to parashikohet të përfshihen 5.200 amvisëri nga Shkupi, 2.500 nga Manastirit, 1.500 në Tetovë dhe 800 në Kërçovë që do t’i kthejnë sobat joekologjike me karburante të forta ose fosile me të cilat janë ngrohur deri tani. Pikërisht për këtë arsye katër qytetet janë zgjedhur si vende në të cilat ka ndotje më të madhe të ajrit ambiental në vend.
Nëse amvisëria ka numërues dytarifor çmimi i energjisë elektrike lëvizë prej 5,95 denarë për rrymën e shtrenjtë deri 2,99 denarë për tarifën e lirë. Nëse, nga ana tjetër, dihet se tarifë të lirë ka në periudhën prej orës 22 deri në orën 7, kur më shpesh ngrohet, dhe çdo ditë prej orës 14 deri në orën 16, ndërsa të dielën tërë ditën, lehtë mund të vlerësohet se për ngrohjen me numërues dytarifor duhet të ndahen më shumë mjete. Nëse, nga ana tjetër, ngrohet tërë hapësira banesore fatura e rrymës për një muaj mund të arrijë edhe deri në 10 denarë.
Ngrohja qendrore me çmimin e njëjtë si vitin e kaluar
Në vend në këtë moment ngrohje qendrore ka vetëm në Shkup ndonëse rrjetë ka edhe në Manastir, por për shkak të jorentabilitetit tashmë disa vite nuk përdoret fare. Çmimi i ngrohjes qendrore edhe sivjet do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), çmimi i Ballkan Energji Grup (BEG), furnizuesi kryesor me energji termike në Shkup arrin 1,071 denarë për një kilovat orë të energjisë së shpenzuar termike, ndërsa te “Shkup Veri” 0,918 denarë për një kilovat orë. SH EEM – Filiala energjetikë, nga ana tjetër, arkëton çmim paushall që arrin 35,01 denarë për një metër katrorë nëse paguhet në 12 këste ose 70,02 denarë nëse paguhet në gjashtë këste.
Përllogaritja, sipas kalkulatorit të KRRE-së, tregon se fatura mesatare për ngrohje të një banese prej 60 metrave katrorë arrin rreth 2.000 denarë në muaj nëse fatura paguhet në 12 këste të barabarta ose 4.000 denarë nëse paguhet në gjashtë këste. Rezulton se brenda një viti për ngrohjen e një banese prej 60 metrave katrorë janë të domosdoshme rreth 24.000 denarë. Përparësia e këtij lloji të ngrohjes në raport me të tjerat është se e ngroh gjithë sipërfaqen banesore.
Të dhënat e BEG-ut tregojnë se 36 për qind e konsumatorëve në kryeqytet ose më shumë se 55.000 ngrohen me ngrohje qendrore. Prej pjesës së mbetur prej 64 për qind diçka më pak se gjysma ngrohen me drunj dhe karburante fosile, ndërsa të tjerët me energji elektrike.
Në vend ka edhe mundësi për ngrohje me ujëra gjeotermale, veçanërisht në rajonin e Koçanës, por ata në të shumtën e rasteve përdorin për kultivimin e kulturave kopshtare nën sera, ndërsa ka edhe amvisëri në Kumanovë dhe Strumicë që ngrohen me gaz natyror, si edhe në Manastir dhe Kërçovë, të cilat ngrohen me thëngjill. Në të kaluarën një pjesë e madhe e popullatës ngrohej me naftë, gjegjësisht me vajin ekstra të lehtë për amvisëri EL 1, por pas barazimit të akcizës me karburantit dizel kjo ngrohje bëhet jofitimprurëse, meqë një litër kushton 50,5 denarë. Nëse merret parasysh se brenda ditës shpenzohen prej 5 deri 10 litra naftë për ngrohje të një hapësire rezulton se do të ishin shpenzuar prej 250 deri 500 denarë në ditë.
Sobat me peleta me emision të vogël të hirit dhe të grimcave PM
Me subvencionet që vitin e kaluar i jepte Qyteti i Shkupit për blerjen e sobave me peleta, një përqindje e caktuar e qytetarëve u riorientuan që ngrohjen e hapësirës banesore ta bëjnë me këtë karburant. Subvencioni arrinte 70 për qind të vlerës së sobës me peleta, por jo më shumë se 30.000 denarë. Masa nuk i ka përfshirë amvisëritë që kanë lidhje me ngrohjen qendrore të qytetit.
Soba me peleta shpenzon prej 10 deri 15 kilogramë peleta në ditë, ndërsa çmimi i peletave varësisht nga cilësia dhe pesha në objektet e shitjes me pakicë lëvizë prej 12 deri 16 denarë për kilogram, gjegjësisht prej 180 denarë deri 260 denarë për 15 kilogramë. Një ton peleta në internet mund të gjendet për çmim prej 12.930 deri 14.600 denarë.
Nga kjo rezulton se shpenzimet mujore arrijnë mbi 5.000 denarë ose rreth 30.000 denarë në nivel vjetor për ngrohjen e sipërfaqes prej 60 metrave katrorë.
Sipas ekspertëve, djegia me kontroll më të mirë siç e kanë sobat me peleta mundëson emision më të vogël të hirit dhe të grimcave PM, por nuk mund t’i eliminojë të gjitha materiet helmuese dhe të dëmshme që i përmban druri që të emetohen në ajër, meqë përbërja e asaj që digjet si dru për djegie edhe e peletave është tërësisht e njëjtë.
Pompa termike ngrohje e së ardhmes
Si një prej sistemeve shumë të mira ekologjike energjia elektrike e ofron mundësinë për instalimin e të ashtuquajturave “pompa termike”, ndërsa te populli të njohura si klima sisteme, shprehen njohësit e kësaj fushe.
Kjo, siç bëjnë të ditur ata, është konvektor ventilues ose pompë termike që me përdorimin e arritjeve teknike dhe ligjeve që vlejnë në natyrën – ngrohtësia nga jashtë me konsum të vogël të energjisë e ngritë në nivel më të lartë në brendësinë. Produktet më të lira standarde e këtij lloji shpenzojnë një kilovat orë energji elektrike, ndërsa brenda në hapësirën ka ngrohje prej minimum dy, e normalisht të ketë tre, e në disa raste katër deri pesë, po edhe gjashtë kilovatë.
Sipas tyre, ndoshta është ngarkesë e madhe financiare që të ndërtohet një sistem i këtillë, por në periudha afatgjate ky investim kthehet.