Sipas një studimi, rezulton se trupat e njeriut kanë pësuar ulje të temperaturës normale gjatë shekullit të kaluar. Mendohej se temperatura optimale e njeriut është 37° celsius, por kjo nuk vlen për njerëzit e ditëve moderne.
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Universitetin Stanford në SHBA, të cilët matën temperaturat e njerëzve nga vitet 2000 dhe i krahasuan me rekordet e ushtarëve që luftuan në Luftën Civile në ShBA. Studimi zbulon se burrat e ditëve moderne kanë një temperaturë të trupit 0.58 ° C (1.06 ° F) më të ulët se homologët e tyre të shekullit të 19-të, ndërsa gratë janë më të ftohta me 0.32 ° C (0.58 ° F).
Studimi përfundon se temperatura mesatare e trupit për burrat tani është rreth 36.6 ° C, nga rreth 37.16 ° C në fillim të viteve 1800. Shkencëtarët thonë se shkaku i ftohjes është ‘në thelb i papranueshëm’, por ata besojnë se mund të vijë nga përmirësimet në dietë dhe stilin e jetës.