Tashmë është publikuar ranglista e FIFA’s për muajin qershor dhe, ashtu edhe siç pritej, kemi ngritje të konsiderueshme të “Dardanëve”. Sigurisht, kjo ngritje vjen pas paraqitjeve impresive në kualifikimet për Euro 2020″, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Nga pozita e 127-të, Kosova ka kaluar në vendin e 121-të. Pra, ngritje për gjashtë pozita.
Deri më tani, kjo është renditja më e mirë e Kombëtares sonë në histori si antare me të drejta të plota në FIFA.
Në anën tjetër Kombëtarja Shqiptare, ka pësuar rënie për katër pozita, duke rënë nga pozita e 62 në pozitën e 66.
N# anën tjetër përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut u pozicionua në vendin e 73-të, një rënie tjetër për “verdhekuqtë”, që tashmë e shohin veten 5 vende më poshtë. Kjo rënie vjen pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Polonisë dhe Austrisë.
Kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika, që ndiqet nga Franca, Brazili dhe Anglia.