Të ngrihet ndërgjegjja publike për selektim të mbeturinave tek popullata dhe angazhim më i madh nga ana e komunave dhe ndërmarrjeve komunale me qëllim që të krijohet sistem i integruar për menaxhim me hedhurina, kërkon Asociacioni për menaxhim me rrjedha të veçanta të mbeturinave pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, në të cilën tash për tash janë të anëtarësuar dhjetë kompani.
Nga Asociacioni, sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë deklaruan se nevojitet përfshirje më e madhe e të gjitha subjekteve juridike në këtë proces me qëllim të që realizohen qëllimet nacionale deri në vitin 2020.
“Komunat janë hallkë e rëndësishme në procesin e reciklimit. Besojmë se pas zgjedhjeve lokale me pushtet e reja vendore do të kemi bashkëpunim në pjesën e pjesëmarrjes së tyre në këtë aktivitetin tonë, sepse pa komunat dhe ndërmarrjet publike komunale nuk mund të kemi sistem efikas për grumbullim dhe reciklim të mbeturinave”, theksoi Filip Ivanovski, kryetar i Asociacionit. Nga Asociacioni konsiderojnë se nevojitet që të bëhen fushata me të cilën do të ngrihet ndërgjegjja tek popullata, sepse selektimi dhe reciklimi i mbeturinave fillon nga shtëpitë.
Një nga qëllimet e Asociacionit të këtij asociacioni të sapoformuar është që në tre vitet e ardhshme të investojnë më shumë mjete në enë për selektim të mbeturinave, sepse rezultatet e një hulumtim i tyre ka treguar se qytetarët dëshirojnë t’i selektojnë mbeturinat nëse ka mundësi dhe mjaftueshëm kontejnerë për këtë qëllim. Nga Asociacioni thonë se nevojitet që të ketë edhe eko-patrulla që do të kryejnë ekspertizë në gjendjen e enëve për selektim të hedhurinave.