Ndryshimet klimatike do të shtojnë numrin e kërkesave për azil në Evropë deri në fund të shekullit nëse trendet e ngrohjes globale do të vazhdojnë.
Lajmi është bërë i ditur nga shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë kryer një studim që tregon se kushtet meteorologjike sikurse thatësia po përkeqësohen si rezultat i ngritjes së temperaturave.
Varësisht nga ngritja e temperaturave në Tokë, numri i azilkërkuesve do të rritet prej 28 deri 188 për qind, tregon një projeksion i ekspertëve nga Universiteti Columbia në Nju Jork. Kjo do të thotë se do të ketë prej 98 mijë deri 660 mijë azilkërkues në vit.
Ndryshe, kërkesat për azil në BE ndërmjet viteve 2000- 2014 ishte mesatarisht 351 mijë në vit.