Ngritja braziliane e vitheve, një nga operacionet estetike më vdekjeprurëse

Ngritja braziliane e të pasmeve është ndër procedurat më të rrezikshme estetike. Në vitin 2019, ajo u kthye në ndërhyrjet me vdekshmërinë më të lartë nga të gjitha operacionet estetike në Shtetet e Bashkuara. Pacientët kanë qenë të paralizuar si rezultat i operacionit, ose kanë pasur dhimbje për shkak të dëmtimit të nervit. Një grup pune zbuloi se rreth 3% e kirurgëve kanë raportuar vdekje të pacientëve

Disa ditë pasi iu nënshtrua një operacioni estetik, Chelsea përfundoi në një dhomë urgjence në Filadelfia me diçka që dukej si një djegie e shkallës së tretë. Lëkura rreth kofshëve të saj ishte bërë e zezë, e ngurtësuar dhe me flluska. Ndjesia e djegies ishte aq e fortë sa mezi po merrte frymë. Ajo kishte bërë një ngritje braziliane të të pasmeve, ku dhjami liposuksionohet nga një pjesë e trupit, zakonisht barku ose kofshët dhe më pas injektohet në të pasmet me shpresën për t’i dhënë pacientit një figurë të pëlqyer. “Shpresoja të bëja një ndryshim dhe u kthye në një makth të plotë”, tha Chelsea, e cila nuk donte të përdorte mbiemrin e saj nga frika se mos i dëmtonte perspektivat e saj në karrierë. Para operacionit ajo studionte për infermieri. Ajo tani nuk mund të ulet pa përjetuar një ndjesi djegieje.

Ngritja braziliane e të pasmeve është ndër procedurat më të rrezikshme estetike. Në vitin 2019, ajo u kthye në ndërhyrjet me vdekshmërinë më të lartë nga të gjitha operacionet estetike në Shtetet e Bashkuara, sipas një grupi shoqërish klinike. Pacientët kanë qenë të paralizuar si rezultat i operacionit, ose kanë pasur dhimbje për shkak të dëmtimit të nervit. Një grup pune zbuloi se rreth 3% e kirurgëve kanë raportuar vdekje të pacientëve.

Advertisements

Ndërsa të famshmit me forma si Kardashian mbushin rrjetet sociale, ngritja e të pasmeve braziliane është bërë më e popullarizuar. Vitet e fundit, numri i operacioneve është rritur në mënyrë dramatike, tha Lina Triana, presidente e zgjedhur e Shoqatës Ndërkombëtare për Kirurgjinë Estetike Plastike. Në vitin 2020, kirurgët plastikë të certifikuar nga bordi kryen 40,000 operacione për ngritjen e vitheve dy herë më shumë se pesë vjet më parë, sipas statistikave më të fundit nga ISAPS. Këto operacione nuk janë të lira dhe nuk mbulohen nga sigurimet. Kostoja mesatare e një ngritjeje të vitheve është 4,807 dollarë, sipas statistikave nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë. Ky çmim nuk mbulon as anestezinë, pajisjet e sallës së operacionit apo shpenzime të tjera të lidhura”, tha një zëdhënës i ASPS.

Numri alarmant i problemeve me ngritjen braziliane të vitheve është kryesisht për shkak të mungesës së rregulloreve. Edhe pse kirurgjia plastike dhe estetike mund të duken sinonime, ato nuk janë. Në Shtetet e Bashkuara, disa muaj trajnime u japin mjekëve të drejtën të quhen kirurgë kozmetikë. Në të kundërt, një kirurg plastik i certifikuar nga Bordi Amerikan i Kirurgjisë Plastike kërkon të paktën gjashtë vjet trajnim të specializuar.