Kundër televizionit “Alfa” është ngritur procedurë kundërvajtëse për shkak të emetimit të kronikave me rezultate nga hulumtimi i mendimit publik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor pas skadimit të afatit ligjor. Agjencia për Shërbime Audio dhe Audivizuale Mediale sot bëri të ditur se kronikat me rezultatet e mendimit publik janë transmetuar më 11 dhe 12 tetor në suaza të TV magazinës “Alfa Skop” në bllokun informativ i titulluar “Lajmet e zgjedhjeve”. Raporti nga monitorimi i TV Alfa është dorëzuar në ueb faqen e Agjencisë www. avmu.mk.