Shkup, 17 janar – Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë hetuese për një person të dyshuar se ka tentuat të kryej vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje e nenin 19 nga Kodi Penal, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumton PPRM më 30 gusht të vitit 2019, i dyshuari para një kafe bari në hyrje të fshatit Arnaqi me paramendim ka tentuar ta privoj nga jeta një person.
Pasi ekzistojnë rrethana të cilat dërgojnë në rrezik nga ikja, mundësi i dyshuari ta përsëris apo ta përfundojë tentimin për veprën penale, si dhe të ndikojë ndaj dëshmitarëve në procedurë, prokurori publik, thuhet, deri te gjykatësi në procedurë paraprake ka dorëzuar edhe Propozim për përcaktimin e masës paraburgim.(koha.mk)