Prokuroria themelore publike Strugë ka parashtruar Aktakuzë kundër dy personave, të cilët ngarkohen se kanë tentuar të kryejnë vepra penale – plaçkitje dhe dhunim.
“Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2018 kur të akuzuarit, prej të cilëve njëri shtetas i Republikës së Shqipërisë, kanë hyrë në një bastore në Strugë. Ata së pari kanë pritur të ikin njerëzit tjerë nga objekti, pas çka fizikisht kanë sulmuar të punësuarën në bastore, duke tentuar ta dhunojnë dhe t’ia marrin çelësin nga arka. E dëmtuara fuqimisht u kundërshtua dhe ka arritur t’u ikë dy sulmuesve. Për shkak të bërtitjes së fortë të saj, sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe nuk kanë arritur në tentimin e tyre”, kumtoi sot Prokuroria publike.
Kundër shtetasit të akuzuar 46-vjeçar të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet procedurë edhe nga Prokuroria themelore publike Gostivar, e cila e ndjek për vepër penale – Vrasje. I dyshuari këtë vepër e ka kryer më 29 dhjetor të vitit 2018, kur me paramendim nga jeta e ka privuar pronarin e një objekti hotelierik në Kërçovë. (koha.mk)