Shkup, 3 nëntor – Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktin prokuror kundër dhjetë personave për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela. “Të akuzuarit, së bashku me persona tjerë të cilët për momentin nuk u është vërtetuar identitetit, kanë tentuar ta vrasin të lënduarin Ziadin Sela. Një pjesë e të akuzuarve kanë shfrytëzuar lëndë të forta, me të cilat e kanë goditur të dëmtuarin dhe i kanë shkaktuar lëndime serioze për jetën e tij. Të akuzuarit tjerë veprën e kanë kryer me grushte”, njoftoi Prokuroria. Prokurori Publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dhjetë të akuzuarit, ndërsa për njërin prej tyre masën e arrestit shtëpiak. “Prokuroria vlerëson se ekzistojnë baza ligjore për vazhdimin e masës së kërkuar për siguri, pasi ekziston bazë për arratisjen e tyre, ndikim mbi dëshmitarët, si dhe kryerje të veprave tjera penale”, thonë nga Prokuroria.