Ngrënia e mishit të kuq rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

23

Shkencëtarët britanikë e kanë lidhur konsumimin e çfarëdo forme të mishit të kuq siç janë bifteku, mishi i qengjit apo mishi i derrit, me sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi i cili është kryer me përafërsisht 20.000 persona ka ardhur në përfundim se konsumuesit e mëdhenj të mishit të procesuar janë më të rrezikuar nga problemet me zemër. Mishi i procesuar si: suxhuki, sallami apo proshuta janë mishra të cilave u shtohen kemikale për ruajtje nga prishja.

Kjo është një evidencë se mishi i kuq rrit nivelin e disa metabolitëve në gjak, të cilat lidhen me rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, që është edhe një prej shkaqeve më të mëdha të vdekjeve në botë.