Qeni i cilësuar si më i lezetshmi në botë, Boo, ka ndodhur të shtunën, kanë konfirmuar pronarët e tij.
Boo së bashku me partneren e tij Buddy, që ngordhi në vitin e kaluar, u shndërruan në sensacion të internetit kur pronarët vendosën të publikojnë fotografi të tyre.
Ngordhja e tij është bërë e ditur në faqen e tij në Facebook që ka 16 milionë përcjellës. Ishte 12-vjeç.
“Menjëherë pasi ngordhi Buddy, Boo shfaqi shenja të problemeve me zemër. Mendoj se zemra e tij ishte thyer me largimin e Buddyt. Ai duroi edhe një vit, por tani duket se ishte koha e tij”, thuhej në njoftim.