Fustani i nusërisë klasik është në ngjyrë të bardhë, por vitet e fundit duket se shumë vajza eksperimentojnë duke zgjedhur fustane në ngjyrë tjetër. Të veshësh fustan nusërie me dekore dhe pjesë në ngjyrë të zezë, mund të themi se nuk tingëllon mjaft mirë ose të paktën kështu perceptohet pasi këtë ngjyrë e mendojmë si të zymtë. Ka disa vajza që dalin jashtë kornizave, kërkojnë diçka të veçantë dhe këtë ngjyrë e bëjnë pjesë të fustanit të tyre. Mendojeni pak, burrat veshin zakonisht kostum të zi dhe këmishë të bardhë, duke veshur edhe gratë fustan bardh e zi mund të jetë një kombinim i bukur.
Ngjyra e zezë “pushton” fustanet e nusërisë
Leave a comment