Nëse jeni drejtues mjeti por nuk keni eksperiencë tjetër veç sipërfaqeve të sheshta të qytetit, atëherë do t’iu nevojitej një ‘abetare’ nëse dëshironi të provoni adrenalinën që ofron dhënia e makinës nëpër male. Ky lloj sporti në pamje të parë shumë ekstrem dhe i rrezikshëm, mund të realizohet nga kushdo nëse më parë ndiqni me kujdes disa hapa kyçe si më poshtë:
Hapi 1: Kushtojini vëmendje shenjave rrugore që identifikojnë kalimet e ardhshme malore ose majat dhe gradat e pjerrëta për zbritjen.
HAPI 2: Kur rruga fillon të bëhet malore, do të ndjeni menjëherë uljen e fuqisë së motorit nëse jeni me marsh të lartë. Kur kjo të ndodhë, bëni mirë të ulni marshin në një ose më shumë nivele më poshtë derisa motori të mos bëj më zhurmë.
HAPI 3: Nëse motori vazhdon të ndjehet sikur i mungon fuqia dhe bie nën rreth 20 kmh, përsëri ulni marshin. Në një rrugë shumë të pjerrët, mund t’iu nevojitet të ndërroni disa herë nivelet e marsheve.
HAPI 4: Pasi të keni arritur majën hiqni këmbën nga gazi. Sigurohuni që makina të jetë ende në marsh të ulët. Gjatë kësaj kohe lini që transmetimi t’iu ngadalësojë dhe sigurisht mos harroni të ulni marshet sa herë shihni që rrezikoni që makina juaj të fiket duke frenuar lehtësisht gjatë tërë kohës.
KËSHILLA: Mos harroni rregullin e përgjithshëm të ngjitje-zbritjes: Sa më e fortë pjerrësia, aq më i ulët është marshi. Zhurma që makina juaj do të bëjë është sigurisht e ndryshme nga rasti kur ajo ndodhet në tokë të sheshtë.
KUJDES: Në kushte dëbore ose akulli, do të duhet të udhëtoni më ngadalë sesa kur rruga është e thatë. (itstillruns)