Shkup, 8 prill – Një djalosh 15 vjeçar mbrëmë në pjesën e Hekurudhave të Maqedonisë Shkup, në afërsi të Bllokut 1, ka marrë plagë nga goditja e energjisë elektrike, pasi është ngjitur në një vagon cisternë, ku është afruar pranë përçuesit elektrik i cili ka qenë me tension të lartë. MPB informon se djaloshi është ngjitur në vagon cisternë sepse ka dashur shoqja e tij ta fotografojë. Nga ana e të punësurave në Hekurudhat e Maqedonisë është thirrur Nidhma urgjente mjekësore të cilët djalin e kanë transferuar në Qendrën e urgjencës – Shkup ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore (djegje të shkallës së dytë) dhe është mbajtur në trajtim të mëtejmë.