Ngjarje tragjike në Tiranë, mbyten dy vëllezër të mitur në liqenin e Prushit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në liqenin e Prushit në Tiranë. Policia bën të ditur se rreth orës 18:05 dy të mitur të moshës 10 dhe 14 vjeç janë mbytur në liqen.

Policia dhe palombarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas disa minutash kërkime kanë mundur të nxjerrin trupat e dy vëllezërve të mitur.

Sipas të dhënave paraprake, dy të miturit kishin hyrë për t’u larë në ujërat e liqenit bashkë me disa bashkëmoshatarë.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.