Ngjarje e rëndë, ndërron jetë në moshën 25-vjeçare e fejuara e futbollistit argjentinas

356

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Argjentinën. E fejuara e futbollistit Rikardo Kenturion, Melodi Pasini, ka humbur jetën pas një ataku kardiak. Ajo ishte vetëm 25-vjeç, teksa pësoi sulm në zemër duke drejtuar makinën e saj në rrugët e qytetit të Lanusit.

Ajo ishet e fejuar prej 5 vitesh me futbollistin argjentinas, i cili në sezonet 2013-2014 dhe 2017-2018 ishte pjesë e Serisë A, teksa aktivizohet me Xhenoan. Aktualisht futbollisti 27-vjeçar ishte huazuar te Velez në kampionatin argjentinas.

Comments are closed.