Në një fermë në provincën Amasya në veri të Turqisë është regjistruar një rast i rrallë pasi një dele ka pjellur gjashte qengja. Rasti ka ndodhur në njërën nga fermat e Drejtorisë së Përgjithshme për Menaxhimin e Fermave (TIGEM), ku një dele e racës Bafra ka pjellur gjashtë qengja, kurse dy të tjera të po të njëjtës racë po ashtu kanë pjellur nga pesë qengja. Veterineri Zeki Bulut tha se pjellja e gjashtë qengjave është rast shumë i rrallë dhe shtoi se janë duke qëndruar në detyrë 24 orë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të kafshëve.
Bulut theksoi se delet e racës Bafra njihen për pjelljen e dy apo tri qengjave, por tha se pjellja e gjashtë prej tyre është ngjarje që mund të rastiset shumë rrallë. Ai tha se raca Bafra është regjistruar në emër të TIGEM dhe shtoi se delet që i ruajnë janë vendase. “Delet tona janë hibrid i deleve vendase ‘Karayaka’ dhe ‘Sakız’. Quhet Bafra. Është rasë e regjistruar në emër të institucionit tonë. Ne i përmbushim thuajse të gjitha nevojat në Turqi dhe rajon për shumimin e tyre”, tha Bulut.