Ngjarja tragjike, flet drejtori i Policisë Tiranë: Vajza dyshohet se kishte disa javë e pa jetë në banesë

55

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Në banesën e tyre në zonën e kombinatit, janë gjetur pa jetë nënë e bijë, e vajza tjetër e familjes është transportuar në spital.

Në një prononcim për mediat, nga vendngjarja, Drejtori i policisë të Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments are closed.