Tmerr në shtëpi! Një vajzë 10-vjeçare mbeti shtatzënë dhe solli në jetë një fëmijë si pasojë e abuzimeve seksuale të pësuara nga i dashuri i nënës. Gruaja, deklaroi se dinte gjithçka por nuk i kishte denoncuar abuzimet.
Burri i moshës 36-vjeçare, Nicholas Deon Thrash, u dënua këtë të martë me 160 vite burg, ndërsa nëna e vajzës do të qëndrojë 20 vite në qeli. E mitura, e cila tashmë është 12 vjeçe dhe nënë e një fëmije, i kishte treguar gjithçka së ëmës dhe kjo e fundit ishte në dijeni të shtatzënisë së vajzës.
Por ajo në vend që ta dëbonte dhe denonconte në polici, lejoi që të jetonte në shtëpinë e tyre në Indiana, SHBA. Vajza u dërgua në një qendër sociale, ndërkohë që foshnja i ardhur në jetë u dha për birësim.
Prokurorja e çështjes Lisa Glancy, deklaroi se është e lumtur për të mirën e vajzës, që gruaja u shpall fajtore.