Dështon për momentin kalimi i Mario Manxhukiçit në Katar te skuadra e Al Duhail. Sulmuesi i Juventusit kreu vizitat mjekësore pak ditë më parë, por ende nuk ka një marrëveshje sa i përket pagës së tij si dhe vlerës së kartonit.
Kroati dukej se kishte mbyllur gjithçka me klubin ku luan edhe ish-mbrojtësi i Juventusit, Mehdi Benattia, por ngjarjet kanë marrë një kthesë të papritur, me 34-vjeçarin që për momentin është rikthyer në Itali.
Për Manxhukiçin, së fundmi, kishte shprehur interes edhe Fiorentina dhe nuk dihet nëse klubi vjollcë do të kërkojë të përfitojë nga situata e krijuar.