Shkup, 30 shtator – Nisma Në Biçikletë sot, për të 85-ën herë, me fillim në orën 17.30 nga sheshi Maqedonia, organizon ngasje me biçikleta nëpër rrugët e Shkupit, që t’i përkujtojë autoritetet se çiklistëve u duhet infrastrukturë solide.
Iniciatorët informojnë se ngasja e biçikletave është pjesë e ngjarjes “Masa kritike” nën logon “Tregimi vazhdon…..Shihemi në rrugë!”, nisma NëBiçikletë përkujton se çiklistët janë pjesë e tregimit të Shkupit dhe se u nevojitet infrastrukturë e sigurt.
Nisma “Në Biçikletë” thotë se ngasja me biçikleta do të vazhdojë derisa nuk u përmbushen kushtet për ngasje të sigurt të çiklistëve në Shkup.