Kamerunasi Francis Ngannou e ka fituar titullin e kampionit në UFC në katgorinë e rëndë.
Ngannou në orët e hershme të së dielës triumfoi ndaj kroatit Stipe Mioçiq me nokaut në raundin e dytë, në luftën e zhvilluar në Nevada.
Ngannou e nokautoi Mioçiqin në raundin e dytë. Ai u hakmor për humbjen që e kishte pësuar në vitin 2018 nga Mioçiq.
“Nuk kam fjalor për ta përshkruar këtë, pasi është ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka thënë Ngannou.