Policia britanike ka publikuar fotot e një fabrike të braktisur, e cila ishte konvertuar në një hapësirë për kultivimin e kanabisit. Policia e Devonit tha se 214 rrënjë kanabis u gjetën në tre dhoma. Një bandë shqiptarësh kishte ngritur këtë fermë të sofistikuar. Për rritjen e tyre kujdesej një shqiptar. Ai quhet Durim Salliu. Ky i fundit erdhi me kamion në Angli, por mbeti pa asnjë kacidhe. Përpara gjykatës ai tha se e kishte marrë përsipër këtë punë pasi kishte mbetur thatë. Gjykata e dënoi me 9 muaj burg.