Gazetaret femra shpeshherë hasin në pozita jashtëzakonisht të vështira gjatë raportimit të tyre për Kampionatin Botëror.
Kjo pasi gjatë raportimit ato shpeshherë ngacmohen seksualisht nga fansat që i rrethojnë, duke i puthur dhe duke i prekur në pjesë intime të trupit, transmeton gazetametro.net
Të njëjtin fat të keq e ka përjetuar edhe gazetarja Maria Fernanda Mora, e cila është një raportuese për “Fox News”.
Ajo ishte kapur nga prapa nga një nga fansat e futbollit, ku më pastaj ishte detyruar të vetëmbrohet duke përdorur mikrofonin e saj.
Gazetarja ka marrë qindra komente duke e quajtur atë “lavire” dhe duke i thënë se e ka merituar. Madje disa kanë shkuar aq larg sa kanë thënë se duhet të dhunohej. /gazetametro.net